domenica 27 gennaio 2013

Trip to Paris part 1

 Kam shume kohe pa shkruajtur ne blog,por gjate kesaj kohe kane ndodhur shume e shuuume gjera,te bukura e te hidhura!!Sigurisht qe po ndalem tek ato me te bukurat......!!

Po e filloj ku e kam len,nga udhetimi im ne Paris,wow vetem kjo fjale me ben te perjetoj dhe njeher ato momente te mrekullueshme qe me la ai vend kaq perrallor....koincidenc pas udhetimit me ra ne duar nje liber i ambientuar komplet ne Paris,kur e lexoj futem neper ato rrugicat e shkronjave dhe enderroj vendet ku kam qen...por kjo eshte nje histori tjeter :)!!
Nisja ishte shume e lodhshme,keshtu eshte kur udheton me shoqet,dhe per me teper jemi femra,hajde piqet mendja kollaj te trejave.....u gjendem ne Paris me nje fjale te uritura,te humbura,te lodhura,pa nje kafe... gati te hanim njera tjetren,mua qe me zinte gjumi sa byllja syte nga lodhja e tepert dhe doja vetem te shtrihesha e te flija ne hotel,qe i ram anes e anes per ta gjetur!!
Me ne fund e gjetem,fytyrat tona ndryshuan komplet kur pame cfare pamje kishim nga ballkoni i hotelit.Megjithese koha ishte e zymte (tipike e Parisit) arrinim te shihnim sado pak kullen Eiffel nga larg...sa keq qe ne foto nuk duket!!


E gjeni dot cfare vizituam te paren?!Joo,jo kullen Eiffel,por muzeun historik "
Musée d'Orsay" http://www.musee-orsay.fr/,ishte i pari sepse ishte me afer nga hoteli ku qendronim.
 Pervec pikturave fantastike qe pame,gjeja qe me beri me shume pershtypje ishte fakti se ky muze kohe me perpara ka qene nje stacion hekurudhor,mbreslenese si e kishin restauruar pa cenuar integritetin e struktures.Aty gjeta piktoret me te famshem  
                            William Bouguereau (Dante et Virgile )

                          
                             Vincent van Gogh(La nuit étoilée)


                                                        L'Italienne



                           Alexandre Cabanel (La naissance de Vénus)

                         
                    
Ishim te ekzaltuara nga gjithe ajo kulture e informacion historik mbi kete vend...

Shkuam te "clodheshim" ne hotel,dhe rreth mbasdites vendosem te shkonim te vizitonim kullen e famshme,kjo foto eshte e vertet nuk eshte kartoline :) pa fjale apo jo :)!!!

Nuk mund te mos hipnim ne maje te kulles per te shikuar pamjen..ja vlente :) ketu jemi ne katin e parafundit...

Per fat te keq ne maje te kulles,te kati i fundit, nuk dukej asgje nga mjergulla e dendur e mbremjes,por gjithsesi ishte me te vertet mbreslenese!!







Ju betohem qe kur zbritem poshte,nuk e besoja qe kisha hipur atje lart :P!!Fotot nuk mbarohen e me vjen keq por ne kete post nuk do mundesha di postoja te gjitha....e keshtu ne fund te mbremjes ishim cope cope por shume te lumtura e te kenaqura e na keputi gjumi sikur kishim pire valium me grushta :P
To be continued...

Nessun commento:

Posta un commento